AKTUALITET, 14 Qershor 2021, 10:58

Kreu i NATO-s: Një kapitull i ri në marrëdhëniet transatlantike

Kreu i NATO-s: Një kapitull i ri në marrëdhëniet

Samiti i NATO-s shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike, tha Jens Stoltenberg kur mbërriti në Bruksel.

Sipas sekretarit të përgjithshëm Drejtuesit e Aleancës do të diskutojnë një axhendë të gjerë, përfshirë Rusinë.

“Marrëdhënia jonë me Rusinë është në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë,”  deklaroi Stoltenberg.

Ndërkohë në lidhje me Kinën, Stoltenberg tha se kishte mundësi, por zhvillimi ushtarak dhe sjellja shtypëse e saj paraqesin disa sfida për sigurinë tonë.

Stoltenberg në fjalën e tij ka vënë në dukje se aleatët do të bien dakord për agjendën 2030, në të cilën një nga qëllimet kryesore është forcimi i rezistencës.

Më herët, në një intervistë dhënë gazetës gjermane Die Welt , sekretari i përgjithshëm vuri në dukje se Rusia dhe Kina kanë bashkëpunuar gjithnjë e më shumë kohët e fundit, si politikisht dhe ushtarakisht.

“Ky është një dimension i ri dhe një sfidë serioze,” tha ai