TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendet i vrarë një person në Elbasan.
Një person është gjetur në rrugë i pajetë në lagjen “Visarion Xhuvani” të qytetit të Elbasanit. Sipas të dhënave të para, viktima ka një plagë pas koke.
Nuk dihet ende identiteti, por nga policia thuhet se viktima është mashkull rreth 50 vjeç.
Paraprakisht mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë pasi nuk ka as këpucë.
Dyshohet që vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe viktima të jetë hedhur në rrugën ku u gjet.