AKTUALITET, 22 Maj 2021, 23:08

Krimi që tronditi Greqinë, hetuesit fusin në shënjestër bandën e pamëshirshme, formohet skica e vrasësit

Krimi që tronditi Greqinë, hetuesit fusin në shënjestër

Policia greke është gjithnjë e më afër zbulimit të autorëve që janë kryer vrasjen e 20-vjeçares Caroline, në Greqi.

Së fundmi mësohet se autoritetet një dokument është dërguar edhe në drejtorinë e burgjeve duke kërkuar listën e atyre që janë liruar së fundmi dhe që ishin të dënuar për grabitje e vrasje dhe që kanë profil të përafërt me përshkrimin e autorëve.

Hetuesit do të tentojnë të nxjerrin informacione nga gjeorgjiani i arrestuar, për të mbërritur në pjesën e tjetër të bandës. Kjo shihet si një pistë e vështirë, por jo e pamundur.

Në mediat greke është publikuar edhe emri i një bande, që sipas tyre, ka dijeni mbi ngjarjen.

Përveç kësaj, ekziston një afrim, besnikëri dhe fshehtësi midis tyre, veçanërisht midis anëtarëve të së ashtuquajturës mafie gjeorgjiane, famëkeqes Vor V Zakone. Karakteristika kryesore e organizatave të tilla është besnikëria dhe përkushtimi ndaj “grupit”, i cili sigurohet nga fakti që anëtarët e tij kanë një bazë të përbashkët kombëtare dhe familjare.

Në fakt, drejtuesit kanë në trupin e tyre tatuazhe karakteristike me yje, të cilat në rast dështimi “hiqen” me një brisk.

Ndërkohë së fundmi autoritetet kanë mundur që të bëjnë skicën e njërit prej autorëve të grabitjes

Sipas SKAI, autoritetet dolën me një skicë të një autori përmes përshkrimit të burrit të viktimës i cili ishte në shtëpi natën e vrasjes.

Ai është “i shkurtër”, siç e përshkroi bashkëshorti i Carolinës.

Bazuar në skicën, numri i të dyshuarve u zvogëlua nga 150 fillimisht në 30-35 të etiketuar.