AKTUALITET, 23 Maj 2021, 01:00

Italia fiton festivalin e këngës Eurovizion, me grupin e rrokut "Maneskin"


Grupi italian i rrokut, "Maneskin", ka fituar festivalin e Eurovizion, të mbajtur në Hollandë, me këngën  "Zitti e Buoni".

Në vendin e dytë u rendit Franca dhe në të tretin Zvicra.

Shqipëria nuk arriti të marrë një rezultat të kënaqshëm, duke u renditur në vendin e 21 edhe pse performanca e Anxhela Peristerit me këngën "Karma", ishte mjaft e mirë dhe e vlerësuar nga kritikët.

Kjo është hera e tretë që Italia fiton Eurovizionin, që prej krijimit të këtij kompeticioni. Në vitin 1964, Gigliola Cinquetti fitoi festivalin dhe një vit më pas, Eurovizioni u mbajt në Napoli.

Gjithashtu në vitin 1990, këngëtari mjaft i njohur italian, Toto Cotugno fitoi me këngën "Insieme". Në vitin 1992, Eurovizioni u mbajt në Romë.

Rezultatin më "dëshpërues" të këtij viti, e mori Mbretëria e Bashkuar, me zero pikë nga juria dhe zero pikë nga publiku.

/TPZ.al/