AKTUALITET, 23 Maj 2021, 09:20

Yuri Kim pozon me gjeneralen: Gruaja e parë në Ushtrinë Amerikane që mban postin e saj

Ambasadorja Yuri Kim ka pozuar me gjeneralen amerikane Wanda Williams e cila ka ardhur në Shqipëri për stërvitjen e NATO-s, “Defender Europe 21”.

Postimi i plotë:

“Ambasadorja Yuri Kim pozon me Gjenerale Brigadieren Amerikane Wanda Williams, Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës, e cila është gruaja e parë në Ushtrinë Amerikane që mban postin e saj.

Gjenerale Brigadierja Williams i dhuroi Ambasadores Kim një monedhë të Komandës së saj, gjatë vizitës së Ambasadores në Zonën e Stërvitjes së Bizës, ku trupat amerikane dhe shqiptare po jetojnë dhe punojnë së bashku gjatë #DefenderEurope21, stërvitjes më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor e cila po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë”.