AKTUALITET, 23 Maj 2021, 08:51

Sulmohen bizneset e gruas së zëvendës ministrit grek, autorët i vënë zjarrin dyqaneve

Sulmohen me pajisje ndezëse bizneset e bashkëshortes së Zëvendësministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës pak pas orës 01:30, në dy lokacione në zonën “Bajron”.

Zjarri i parë shpërtheu jashtë një palestre, në Rrugën Formionos 245 dhe i dyti jashtë një dyqani rrobash.

Sipas informacioneve, kompanitë i përkasin gruas së Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Shpërthimet dëmtuan dritaret dhe hyrjen e bizneseve. Ishin forcat zjarrfikëse ato që shuan flakët.

Policia procedoi pesë të dyshuar nga zona “Bajron” afër vendit ku ndodhën sulmet dhe deri në orët e para të mëngjesit, njerëzit u ndaluan dhe u kontrolluan.

Incidenti po hetohet nga Shërbimi Kundër Terrorizmit.