TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ligji për teatrin duket se do të fusë përsëri në sherr politikësh shqiptare, pas paralajmërimit të kreut demokrat Lulzim Basha se nëse ai ligj miratohet sërish, “shkelet vija e kuqe”.
“Të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e ligjit. E përshendes personalisht këtu kreun e shtetit. Të tërheq ligjin Fusha, mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë në seancë se do të përballet me pasojat më të paparashikueshme. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile”, paralajmëroi Basha.
Por deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i pyetur në ‘Fax News’ në lidhje me këtë paralajmërim të Bashës, u shpreh se shumica është maxhoranca dhe ajo i marr vendimet.
“S’merrem me vijat e kuqe të Lulzim Bashës, lideri i opozitës është në minorancë, për sa kohë njerëzit kanë votuar PS-në, vendimet i marrim ne. Ne jemi mxhorancë dhe kemi për detyrë që këtë vend ta zhvillojmë me konceptin dhe vizionin tonë i cili ka treguar se është në diferencë me të tjerët.
PS është të implimentojë strategjinë e zhvillimit të vet, nëse nuk është e mirë do të gjykohet nga populli, keto rëniet e gjoksit se unë bëj..kush do ta bëjë skenarin ogurzi, për cfarë, kush do ta bëjë, po bëhet një teatër modern, tani do bësh teatër apo do ruash godinën, unë e kam parë ajo nuk ka asnjë lloj konstrukti të godinave të ministrive, do krijojmë gjitha kushtet e nevojshme që kushtet të jenë bashkëkohore në teatrin e ri”, deklaroi Pjerin Ndreu ndër të tjera.
I pyetur në lidhje me vendimin e presidentit Meta i cili ktheu mbrapsht ligjin, deputeti i PS-së tha se do të meret parasysh por theksoi se në fund vendimin e merr maxhoranca.
“Merret për bazë vendimi i shumicës dhe shumica jemi ne, ne do ta shqyrtojmë, nëse në interpretimin e presidentit gjejmë pika të përbashkëta, do të reagojmë në të kundërtën ne vazhdojmë. Ne do e marrim në anlizë, mbetet për tu parë. Por mendimi im është që në fund të fundit vendimin e merr maxhoranca”, deklaroi ai./Faxweb/