AKTUALITET, 1 Shtator 2018, 19:14

Denoncimi i PD pas vrasjes në Shkodër: Krimi sundon bashkë me qeverinë, autorët dihen, por policia nuk i arreston

Denoncimi i PD pas vrasjes në Shkodër: Krimi sundon bashkë me
Deputeti demokrat Ervin Salianji bën përgjegjës “lidhjet e qeverisë me krimin” për ngjarjet kriminale të ndodhur së fundmi në vend.

Në një reagim pas vrasjes në Shkodër nga selia blu, ligjvënësi u shpreh se autorët e krimeve që kanë ndodhur në këtë qark dihen, por nuk arrestohen nga policia.

Lidhur me zhdukjen e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Molla, Salianji tha se ata janë ekzekutuar për pazare votash. Ai akuzoi edhe se familja Bajri, vepron nën bekimin e kryeministrit.