TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kambisti nga Cërriku Adem Ngjela, i cili mëngjesit e sotëm ra pre e grabitësve ka rrëfyer në një prononcim për mediat të gjithë skemën e ngjarjes ku protagonist ishte ai vetë. Cela thotë se si zakonisht doli nga shtëpia në orën 06:30 të mëngjesit, ndërsa autori i grabitjes po e priste përballë një dyqani duralumi në Cerrik.
“Si zakonisht po i drejtohesha makinës që nga hyrja është vetëm 1 m larg. Kur hyra në makinë, hapa kroskotin dhe futa lekët. I kisha në një qese me zinxhir të mbledhura me gazetë rreth 14 milion e ca lekë. Momentin që i futa në kroskot doja t’i hidhja pak ujë makinës dhe vajta nga mbrapa tek bagazhi. Përballë tek një dyqan duralumin pashë një person që qëndronte mjaft i qetë. Po afrohej drejt meje dhe unë e mora për person të zakonshëm. Mund të jetë një hallexhi që po pret këta të duraluminit thashë me vete. Kur u afrua 2-3 m larg makinës nxori pistoletën dhe më tha: Largohu nga makina se të vrava! Mos bëj asnjë lëvizje se të vrava! Unë po e shikoja me mëdyshje se mos kishte ndonjë pistoletë lodër dhe po e bënte për të më trembur. Por si e shtoi kërcënimin e drejtoi pistoletën në drejtimin tim. E kishte gjysmë të ngritur më pas ma afroi. Aty thashë ky do të tentojë të më vrasë dhe ika me vrap në drejtim të shtëpisë.”- rrëfen i tronditur kambisti Cela, ndërsa shton se duke vrapuar për në banesë, kërkoi ndihmën e fqinjëve.
Ngjarja:
Grabitja me armë ndodhi mëngjesin e sotëm në Cërrik. Administratori i një pike të këmbimit valutor u grabit nga një person me armë. Administratorit iu grabitën paratë në makinën e tij. Ai kishte dalë nga banesa e tij në Cërrik dhe kishte vendosur paratë në pjesën e përparme të makinës. Administratori i pikës së këmbimit valutor A.Ngjela ka deklaruar për policinë se kishte 14.ml lekë ne makine dhe po shkonte ne biznesin e tij ne Elbasan. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
/BW :