TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot”, shprehet ish-deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli. Reagimi vjen pas lajmit të ekzekutimit të Arjan Ferracakut, i cili u gjet i pajetë këtë të shtunë.
"Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme. Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim. Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe. Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit. Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare. Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe… Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem”, shprehet më tej në reagimin e saj ish-ligjvënësja demokrate.