AKTUALITET, 1 Shtator 2018, 19:20

Masakruan të riun, identifikohen autorët e sulmit në Dibër

Masakruan të riun, identifikohen autorët e sulmit në Dibër

Policia ka identifikuar autorët e dyshuar që një ditë më parë kanë goditur me mjete prerëse 30-vjeçarin me iniciale J.B., duke e plagosur rëndë. Ky i fundit është transportuar drejt Tiranës, për mjekim të specializuar.

Ndaj personave të shpallur në kërkim, policia ka ngritur akuzat për veprat penale: Vrasja me dashje në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, dhe po punohet për kapjen e shtetasve shtetasit L.Sh dhe A.Sh, vjeç 44 dhe 30, banues në fshatin Tomin, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerëse, shtetasin J.B, vjeç 30, banues në fshatin Deshat, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për kapjen e tyre”, njoftoi Policia.

1/08/2018Rëndë drejt Tiranës, si u masakrua i riu sot në Dibër. Disa të shoqëruar në polici, autorët…

Nje djale i ri eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje te rende. Ai u dergua nga Dibra ne Tirane me helikopter per ndihme me te specializuar ne spitalin e Traumes.

Sipas njoftimit te policise, ai eshte qelluar nga dy persona te cilet jane vene ne kerkim.

Informacion paraprak

Rreth orës 11.40, jemi njoftuar se shtetasi J.B, rreth 30 vjeç, banues në Dibër dyshohet se është plagosur me sende të forta në pjesën e barkut.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta kanë plagosur shtetasin J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Janë shoqëruar në ambjentet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen.

Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ngjarjes.