TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka mjaftuar një gol i kapitenit Tomislav Bushiç, që Flamurtari të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Luftëtarit.
Sulmuesi kroat shënoi një gol në minutën e 25-të të pjesës së parë, duke i dhënë tre pikët vlonjatëve, që tashmë i bashkohen Skënderbeut në krye të renditjes, me 7 pikë.
Nga ana tjetër, Luftëtari futet në një krizë rezultatesh, pasi ka pësuar tri humbje, në po kaq takime të luajtura në këtë sezon të ri.
Skuadra e Dajës, ndonëse e ndërtuar rishtazi, arriti të marrë më të mirën në takimet para ndërprerjes, ndërsa tashmë tekniku kryeqytetas do të shfrytëzojë pushimin, për të përfshirë edhe blerjet e verës në formacion.