AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 15:58

Vidhnin skafe në Sarandë, arrestohen katër persona

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke ka arrestuar sot 4 persona të cilët akuzohen se vidhnin skafe në fsahtin Shëndëlli të Sarandës.

“Mbi bazën e informacioneve tē siguruara në rrugë operative për persona që vidhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield”,”, shkruan më tej policia në njoftimin për mediat.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni i përbashkët midis Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, i koduar “BUTRINTI” !

Sekuestrohen 5 mjete lundruese.

Arrestohen në flagrancë 4 persona.

Policia e Shtetit mbi bazën e informacioneve tē siguruara në rrugë operative për persona që vidhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield”, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:

F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):

K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:

– Gomone “Highfield”, motor “Mërkuri” me 9HP.

– Varkë plastike “Evinrude” 25 HP.

Ndersa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje” parashikuar nga nenet 141/a/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.

d546578a-f8ec-4b62-9076-dee640632084 b120d644-3e19-479a-a521-96f5a306da83