TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, deklaroi se Shqipëria pret nga 10 deri në 20 emigrantë nga Eritrea të vijnë në vend dhe tregon edhe kohën e vendin ku mund të qëndrojnë ata.
“Ka pasur një diskutim edhe brenda Unionit, dhe Italisë, ende nuk ka një ditë zyrtare por ka një procedurë të caktuar. Ne jemi gati t’i presim ata. Për shkak të ligjeve në Itali e rregullores së Dublinit, emigrantët do t’i nënshtrohen një procedure, pyetësori. Shpresoj që shpejtë t’i marrim.” – u shpreh zv. ministrja në rubrikën “Opinion” në “News 24”.
“Ne kemi qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve, që ka një numër të madh shtretërish, por kemi dhe qëndra të tjera. Në jug, Kakavijë, Shkodër, Gjirokastër, afër Tiranës, pra për asistencë jemi munduar dhe falë organizatave ndërkombëtare të përballojmë flukset migratore. Për këta 20 në planin e masave kjo situatë na gjen të përgatitur shumë mirë. Kemi vendosur të ruajmë një standart të Konventës, si asistencë në procesin që të transferimit, invervistimit, apo dhe asistencës sanitare.” – u shpreh Rovena Voda.