AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 15:28

Po transportonin drogë, arrestohen në flagrancë dy shtetas në Korçë

Po transportonin drogë, arrestohen në flagrancë dy shtetas

Policia kufitare e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas pasi u kapën me lëndë narkotike.

Kështu në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijën e dytë gjatë kontrollit fizik të dy shtetasve Stylianos Chiropoulos, 26 vjeç, banues në Katerinë-Greqi dhe Astrit Elezi, 27 vjeç, gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit grek, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pako me peshë 1 Kg e 100 gr me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku në përfundim të veprimeve bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve dhe referuan materialet hetimore Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal, në ngarkim të këtyre shtetasve.