AKTUALITET, 31 Janar 2022, 17:55

Prishja e banesave, banorët e “5 majit” në protestë, bllokohet qarkullimi në unazë. Forca të shumta policie (Video)

Prishja e banesave, banorët e “5 majit” në protestë,

Banorët e rrugës “5 Maji” që janë prekur nga prishja e banesave kanë dalë pasditen e sotme në protestë.

Banorët kanë bllokuar hyrjen e rrugës ‘5 Maji’ në unazën e vjetër dhe për pasojë është bllokuar dhe qarkullimi duke krijuar trafik të rënduar.

Në vend kanë shkuar efektivë të shumtë policie që iu kanë kërkuar banorëve të largohen dhe të mos bllokojnë lëvizjen, por banorët kanë vijuar të protestojnë me pankarta e thirrje.

Banorët shprehen se protestat do të vijojnë dhe do të bëhen edhe më masive. Siç u shprehën edhe vetë, në vijim do t’u bashkohen edhe banorë nga Paskuqani, zona e Kinostudios dhe Kombinatit. Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që “të ulet me popullin dhe të zbatojë ligjet.

Protestat, banorët e “5 Majit” i kanë nisur pas shembjes së 7 banesave në këtë zonë më 19 janar. Në total, nga projekti i Rindërtimit pritet të preken 430 banesa. Banorët kërkojnë që bëhet një dëgjesë publike gjatë së cilës t’u tregohet me saktësi sesi do të dëmshpërblehen dhe se kur do t’u jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.