AKTUALITET, 31 Janar 2022, 14:05

Berisha e konfirmon: LSI në koalicion me ne për 6 marsin

Berisha e konfirmon: LSI në koalicion me ne për 6 marsin

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi se kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit do të garojnë në koalicion me LSI-në.

Berisha tha se po negociohet lidhur me modalitetet dhe se është në bisedime edhe me parti të tjera.

Pyetje: Kandidatët do të regjistrohen si të pavarur apo koalicion?

Berisha: Si koalicion, Pa diskutim po. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që ka ligji, sepse ligji ka ca modalitete absurde. Po negociohet me parti të tjera. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë, se nuk mund të jenë më shumë, po merret një grup me këtë çështje.