TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është dorëzuar sot në Këshillin e Ministrave draft propozimi për dhënien e statusit për kategoritë në nevojë për ata që nuk mund të paguajnë dot energjinë elektrike.
Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, ushqimeve dhe rritjes së çmimit të karburanteve, njoftoi se kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme.
“Ideja është për dhënien e statusit të klientit në nevojë. Kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme”, u shpreh një iniciatorët.
“Qytetarët nuk e kanë më luksin të presin, qytetarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e sotmja është qasje institucionale dhe po e ndjekim në aspektin ligjor.
Ne zotohemi që do të kemi mundësi ta adresojmë atë tek të gjitha grupet. Ne mendojmë që kjo çështje duhet çuar deri në fund”, u shpreh avokati.