AKTUALITET, 31 Janar 2022, 15:36

LSI i përgjigjet Bashës: Kërkon të shmangë vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh

LSI i përgjigjet Bashës: Kërkon të shmangë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në përgjigje të deklaratave të Partisë Demokratike, pasi Sali Berisha dha lajmin se në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit kandidatët e dalë nga Primaret do të hyjnë në garë në koalicion me LSI-në.

LSI shkruan se Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh.

“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.”- shkruan LSI.