TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, gjykata vendosi të shtyjë datën e vendimit.
Mësohet se vendimi për Tahirin do të jepet më 4 shkurt, në orën 13:00. Këtë të hënë në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca për ish-Ministrin e Brendshëm i akuzuar për trafik droge dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
SPAK ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për Tahirin që në bazë të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 8 vite. E njëjta kërkesë nga Prokuroria e Posaçme ishte dhe për ish-krye policin e Vlorës Jaeld Çelën.
Kujtojmë që Saimir Tahiri u akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.
Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.
Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.
.