TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i trefishtë është regjistruar në Elbasan.
Raportohet se një automjet po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka goditur njëri pas tjetrit dy automjete të tjera, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Fatmirësisht gjatë këtij aksidenti nuk ka patur persona të lënduar me pasoja serioze.
Për shkak të aksidentit të ndodhur në aksin kombëtar Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, është paralizuar qarkullimi për më shumë se 30 minuta.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet që sollën aksidentin dhe ka ndërhyrë për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve në këtë segment në afërsi të qytetit të Elbasanit.