TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë Foltores së Lushnjes, foli sërish për një çështje që lidhet me komunitetin LGBT, e njohur për publikun si nisma "Prindi 1 dhe Prindi 2".
Edhe pse organizatat LGBT nuk e kanë marrë përsipër një propozim të tillë zyrtarisht dhe ai është më së shumti një debat i rrjeteve sociale, Berisha i'a ka faturuar kryeministrit Edi Rama si një nismë të tij.
Gjatë Foltores së Lushnjes, ai ngriti pikëpyetje lidhur me mungesën e reagimin nga ana e zotit Basha, për këtë temë, duke sugjeruar se familja në Shqipëri "po zhvlerësohet".
Më tej Berisha foli edhe për ndryshimet në ligjin e adoptimit, duke thënë se adoptimi nga një individ i vetëm "i hap rrugë trafikimit të fëmijëve".
“Çfarë vlere ka kjo që të quash prindi 1 dhe prindi 2? Po zhvlerësohet familja. Mirë Rama e dimë kush është, po Basha pse nuk flet? Kjo sepse nuk guxon. Soros synoi të shkatërroi PD-në, ne do të rindërtojmë forcën konservatore shqiptare më të fortë se kurrë, bazuar në interesin kombëtar, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk po pyetet për vlerat e shqiptarëve, por po bazohen në ateizëm, duke lejuar adoptime në individ të vetëm, që i hapet rruga trafikimit të fëmijëve.
Basha po e shkëput PD-në nga vlerat e saj të djathta dhe po e bën të majtë, PD ka injoruar në mënyrë absurde rolin vendimtar të grave në shoqërinë tonë, mundin dhe diskriminimin e tyre të madh, që iu bëhet sot”, u shpreh Berisha.