AKTUALITET, 5 Nëntor 2021, 14:55

Rama: Do të përgjysmojmë tatimin për pagat 40 deri në 50 mijë lekë!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër vendim për pagat.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” , Rama ka publikuar vendimin për përgjysmim të tatimit për pagat 40 deri në 50 mijë lekë, ku përfitojnë 60 000 persona.

Kujtojmë që më herët kryeministri njoftoi se nga 1 janari paga minimale në vend do të jetë 30 mijë lekë të reja.

Ndërkohë nga korriku, për pagat deri në 40 mijë lekë do të jetë zero taksim.