TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Furtunë shkarkimesh në ujësjellesin e Vlorës. Siç raporton Abc News drejtoresha Elona Hodaj ka shkarkuar 30 persona.
Burime bëjnë me dije se janë shkarkuar punonjës që nuk shkonin rregullisht në punë. Po ashtu janë larguar punonjës që nuk u përputheshin diplomat me vendin e punës.
Ndërkohë, priten edhe të tjera shkarkime. “Fshesa” do të kapë edhe punonjës të cilët nuk kanë kualifikim përkatës.
Largimet kanë ardhur pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me kryetarët e bashkive pak ditë më parë, ku ndër të tjera deklaroi se ujësjellësat janë mbingarkuar nga punonjësit.