AKTUALITET, 5 Nëntor 2021, 19:03

Vrasja e shqiptarit në Gjermani, arrestohet një 17-vjeçar! Dyshohet se u përfshinë në një konflikt të momentit

Vrasja e shqiptarit në Gjermani, arrestohet një 17-vjeçar!

Pas vrasjes së një 25-vjeçari shqiptar në Koln të Gjermanisë natën e Halloëeen-it, është bërë arrestimi i një personi.

Mediat gjermane raportojnë se në pranga është vendosur një 17-vjeçar i cili dyshohet se e ka goditur me thikë shqiptarin pasi janë përfshirë në një debat.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Vrasja e shqiptarit ndodhi mbrëmjen e së dielës në Koln të Gjermanisë. 25-vjeçari u gjet i vdekur në trotuar nga disa kalimtar të rastit.

I riu kishte një shenjë thike në pjesën e sipërme të trupit. Dyshohet se përpara vrasjes ai është përfshirë në një konflikt me një person tjetër.

Shqiptari kishte shkuar në Gjermani për të vizituar të afërmit e tij.