AKTUALITET, 5 Nëntor 2021, 15:48

A do të blini gaz lotsjellës për protesta, apo do të tregoheni më zemërmirë se Lleshaj? Ja si i përgjigjet ministri Çuçi anëtares së PD-së

A do të blini gaz lotsjellës për protesta, apo do të

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mohoi të jetë parashikuar në buxhet blerja e gazit lotjesllës për shpërndarjen e protestave.

Ishte anëtarja e PD-së Lindita Metaliaj që e pyeti ministrin nëse “do të veprojë si paraardhësi i saj Lleshaj, apo do të tregohet më zemër mirë?”.

Bledi Çuçi e trajtoi me humor pyetjen duke i thënë anëtares demokrate se nuk është parashikuar në buxhet blerja e gazit lotjsjellës dhe kushdo mund të protestojë lirisht.

Metaliaj: Nëse do këtë protesta z. ministër a keni parashikuar në buxhet blerjen e gazit lotsjellës? Apo ka rezerva Serbia dhe do të na i sjellë për të helmuar qytetarët. Apo ndoshta jeni më zemërmirë se paraardhësi Lleshaj dhe nuk do ta përdorni gazin lotsjellës

Çuçi: Nuk është parashikuar për tu përgjigjur drejtpërdrejtë. Kështu që mund të protestoni lirisht.