TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shënuar ulje numri i personave të shtruar me koronavirus që po trajtohen në spitalin Infektiv.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët tre janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar pesë qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve”- njoftoi sot ministria, duke apeluar qytetarët për shumë kujdes, në këtë fazë të hapjes së madhe dhe heqjes së kufizimeve në gjithë vendin.
Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos e ulin vigjilencën.
Është në dorën e qytetarëve që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, bëri apel sot ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (1 Qershor 2020)
Testime totale 16277
Testime molekulare 14825
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1143
Raste të shëruara 877
Raste Aktive 233
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1).