TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lënë në “mëshirë të fatit” shqiptarët, ndërsa shtoi se një në dy familje në vend jeton në varfëri.
Nga Kombinati, ku do të zhvillojë takime me bizneset e vogla të zonës, Basha u shpreh se Rama “bredh me charter privat me lekët e shqiptarëve”.
Kreu i PD shtoi se opozita ka një vizion për ndryshimin e kësaj situata, ndërsa theksoi se kjo do të ndodhë kur “shqiptarëve t’i kthehen paratë e vjedhura”.
“Janë shtuar listat, është shtuar numri i njerëzve që nuk paguajnë dot as për nevojat minimale, për bukën, varfëria është kudo dhe arsyeja është se ata janë lënë në mëshirë të fatit nga Edi Rama që dhe në këtë periudhë parat i ka për pesë oligarkët.
Rama bredh me charter privat me lekët e shqiptarëve, qindra mijëra euro që do t’i vinin në ndihmë familjeve shqiptare që sot kanë vështirësi për të blerë edhe ushqime bazë
Një në dy familje shqiptare ka prekur fundin jeton në varfëri.
Nuk ka pse kjo krizë të rrënonte gjithçka, arsyeja është se parat tuaja, të vinin tek ju për t’ju ndihmuar, shkuan tek oligarkët, tek kontratat sekrete korruptive, tek grabitja e pronës publike, tek udhëtimet luksoze të kryeministrit, në vend të shkojnë tek konsumatori.
Kjo situatë e tmerrshëm ekonomike ka vetëm një përgjegjës, njeriun që ka vënë gjithçka në funksion të tij dhe pushtetit të tij.
Ne kemi një plan, një vizion për ta ndryshuar këtë situatë. Duke ulur taksat, duke hapur ekonominë, duke ju kthyer paratë e vjedhura tërë këto vite.
Kjo situatë do të marrë fund përmes një bashkimi të madh të shqiptarëve, me qëllimin që Shqipëria të jetë e gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm e Ramës dhe pesë oligarkëve,” tha Basha.