TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi i kërkon të rinjve të mos qëndrojnë indiferentë përballë të ardhmes dhe ndryshimit, teksa ka shpërndarë një video sensibilizuese.
Në video duken pamje nga protestat e organizuara nga opozita, përplasjet me policinë, gazin lotsjellës të hedhur prej uniformave blu për të shpërndarë protestuesit, pamjet e shembjes së Teatrit dhe dhuna policore, e me këto imazhe në spotin në gjuhen angleze bëhet thirrje se sot është koha për të vepruar
“Të rinjtë duhet të kthejnë vështirësitë në forcë për të realizuar ëndrrat në Shqipëri”, është mesazhi i Kërpaçit.
“E ardhmja është në duart tona dhe në këto kohë betejash midis të vjetrës dhe ndryshimit që duam të arrijmë asnjë i ri nuk duhet të jetë indiferent!
Ndryshimi vjen nga NE! Duhet t’i kthejmë vështirësitë në forcë për të realizuar ëndrrat tona duke qëndruar në Shqipëri! ???”