TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestat masive në Amerikë pas vrasjes së George Floyd nuk kanë të ndalur saqë mbrëmjen e djeshme protestuesit janë afruar edhe pranë Shtëpisë së Bardhë për ta sulmuar atë.
Ky fakt ka trembur Presidentin amerikan Donald Trump që ndodhej brenda saj, duke e detyruar që të vendoset në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë për t’u mbrojtur sa më shumë.
Mediat e huaja shkruajnë se Trump është futur në bunkerin nëntokësor që mbrëmjen e së premtes kur protestuesit po përplaseshin me policinë, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës së famshme.
Sipas “The New York Times” lideri i Shtëpisë së Bardhë është dërguar në bunker pasi protestuesit i larguan barrikadat afër portave të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së premtes.
Nga ana tjetër “CNN” shkruan se Presidenti ka qëndruar aty për rreth një orë para se të kthehej në zyrë. Nuk është e qartë nëse atë e kanë shoqëruar bashkëshortja Melania dhe djali Barron.
Megjithatë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dhënë asnjë koment mbi raportime të tilla për Trump, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale.
Presidenti Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Bowser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.
Ndërkohë Shërbimi Sekret përmes një deklarate tha se policia amerikane e parqeve dhe policia metropolitane e kryeqytetit kanë qenë në vendin e ngjarjes të premten në mbrëmje.
Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.