AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 08:37

Hiqen kufizimet/ Nuk ka më zona të kuqe, nis lëvizja e lirë në vend. Sot hapen edhe kufijtë


Muaji qershor ka filluar për Shqipërinë me masa të reja lehtësuese të cilat u prezantuan disa ditë më parë nga vetë ministrja Manastirliu.

Nga sot hapen kufijtë tokësorë, plazhet vetëm për strukturat akomoduese, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kampionati i futbollit si dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese.

Tashmë gjithçka do të jetë e hapur përveç aktiviteteve kulturore, kinemave, teatrove, klubeve te natës, pishinave, grumbullimeve masive, dasmave, konferencave, dëgjesave publike, tubimeve.