AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 09:04

Festa e fëmijëve, Presidenti Meta: Gëzuar 1 Qershorin!

Festa e fëmijëve, Presidenti Meta: Gëzuar 1 Qershorin!


Meta u uron fëmijëve Festën e 1 Qershorit: T’iu sigurojmë një të ardhme të sigurt në atdheun tonë

Presidenti Ilir Meta ka uruar fëmijët për festën e 1 qershorit duke publikuar edhe 1 foto mes tyre.

Meta thotë se duhet të ecim dorë për dore me fëmijët deri në realizimin e ëndrrave të tyre për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane.

Po ashtu ai thotë se fëmijëve shqiptarë u duhet t’u sigurohet një e ardhme e sigurt dhe frymëzuese në atdheun e tyre.

POSTIMI:

Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!

Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!

Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë! ??