AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 10:09

“Jemi konfrontuar fizikisht, e kam denoncuar tim atë edhe më parë”, flet djali i rojës që përdhūnoi të miturën dhe filmimet ia shpërndau tek tre djem

“Jemi konfrontuar fizikisht, e kam denoncuar tim atë edhe më


I biri i rojës së shkollës në Babrru, Abas Dokut që akuzohet se ka përdhūnuar një 15-vjeçare, nxënëse në shkollën ku ai kishte punuar ka folur për herë të parë për ngjarjen.

Ai e dënon aktin e rëndë të të atit dhe thotë se është konfrontuar fizikisht me të. Djali shton po ashtu se i ka kërkuar ai drejtorit të shkollës ta pushonte nga puna.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhūnë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme.

Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti.

Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,- thotë ai për News 24.