AKTUALITET, 19 Shkurt 2019, 13:38

VIDEO/ Të arrestuarit për protestën, përshëndetje ‘speciale’ për kryeministrin: Rama Ik!

VIDEO/ Të arrestuarit për protestën, përshëndetje

Në nisje të seancës për 19 të arrestuarit nga protesta e 16 shkurtit përpara kryeministrisë, brenda xhamit, teksa ishin në pritje të masë s që do të caktonte gjykata, të arrestuarit kanë shpërthyer në kor me thirrje “Rama ik”.

Videon e ka postuar në faqen e tij në FB, deputeti demokrat Ervin Salianji, duke e ndarë atë me gjithë miqtë dhe ndjekësit e tij.

Përshëndetje nga gjykata! Kudo, në këmbë për Shqipërinë”- shkruan Salianji, teksa bashkëngjit edhe videon, me një fragment të asaj që ndodhi sot në seancën e gjyqit.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 14 prej të arrestuarve, për tre prej tyre ka kërkuar masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ka kërkuar “arrest shtëpie për njërin prej tyre.

Ndër personat për të cilin u kërkua masa “arrest me burg” është edhe Florenc Hoxha, ish-drejtori i policisë bashkiake. Ndërkohë mbrojtja kryesisht ka pretenduar se veprimet e kryera nga të arrestuarit janë akte simbolike.

Të arrestuarit janë: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine dhe Ndue Tuci.

Sipas Prokurorisë, këta persona kanë konsumuar veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Referuar hetimeve të Prokurorisë, disa persona gjatë protestës kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt Policisë si dhe dëmtuan derën e Kryeministrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.