TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati grek i familjes Kacifa paralajmëron se nuk do të zhvillohet ceremoni mortore për 35-vjeçarin e vrarë në Bularat pa pasur dosjen e plotë të autopsisë. Në një intervistë për televizionin Antena në Greqi, Kostas Jovanopulos tha se familja nuk ka informacione të sigurta për vrasjen e djalit nga policia shqiptare.
“Nuk kemi njoftim zyrtar si familje për ngjarjen e rëndë. As nuk është hapur dhe as nuk është mbyllur dosja. Informacionet nuk janë të sigurta. Ka përfunduar faza e parë e procedurës nga autoritete shqiptare por nuk kemi asnjë informacion zyrtar nga ata për autopsinë. Nuk dimë as kush e ka bërë dhe as kur është bërë autopsia.”
Pala shqiptare nga ana tjetër ka refuzuar kërkesën e familjarëve të Kostandino Koçifas për t’i bërë një ekzaminim të dytë trupit të 35-vjeçarit nga një mjek grek. Ekspertët mjeko-ligjorë të morgut të spitalit të Gjirokastrës thonë se nuk mundet që të bëhet një ekzaminim i dytë pasi është kryer një i tillë. Për këtë arsye, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun e spitalit, pasi familjarët refuzojnë që ta tërheqin.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha e lidh ngjarjen dhe më atë të prillit të vitit 1994 ku u shënuan dhe dy dëshmorë të atdheut. Ai ndër të tjera thekson faktin se në këtë aksion ai nuk ka qenë i vetëm përkundrazi por që plani i tij është prishur nga ndërhyrja e shpejtë e forcave RENEA.
“Personi ka hyrë në territorin shqiptar me 2 tetor, i shoqëruar nga pesë persona të tjerë homogjen, pra të forcave ekstremiste greke të Agimit, por më shumë të organizatës mavi. Persona duket se kanë pas një plan të hartuar, por që ndërhyrja e RENEA-s e cila zgjati vetëm një orë solli dhe dështimin e planit të tyre. Kjo ngjarje më ngjan me atë të 10 prillit në vitin 94’-95’”.