AKTUALITET, 23 Prill 2020, 13:05

LDK propozon Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër

LDK propozon Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme ka marrë vendimin që Abdullah Hoti të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër të vendit.

Një gjë e tillë u konfirmua nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa, menjëherë pasi ka përfunduar mbledhja e partisë.

“Kemi rënë dakord që Abdullah Hoti të propozohet nga Kryesia e LDK-së për kryeministër”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike është shprehur se është e gatshme për formimin e qeverisë së re në Prishtinë.

Madje, Thaci i ka kërkuar zyrtarisht Isa Mustafës emrin e personit që do të mandatojë qeverinë.