AKTUALITET, 23 Prill 2020, 12:56

Mbi 22 mijë të vdekur nga koronavirusi në Spanjë, 213 mijë të infektuar

Mbi 22 mijë të vdekur nga koronavirusi në Spanjë, 213


Në 24 orë e fundit në Spanjë janë shënuar 440 të vdekur për shkak të koornavirusit, duke e çuar në 22.157 numrin total.

Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 213 000 persona ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa të shëruarit në të gjithë Spanjën janë 89 00.

Ndërkohë Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Kufizimet do të lehtësohen ngadalë dhe gradualisht, tha Sanchez në një seancë parlamentare.