TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Xhavit Kasemi është vënë në pranga në Shkodër. Ai akuzohet të ketë rihapur një punishte ku prodhon pije freksuese, edhe pse kjo e fundit i ishte sekuestruar nga autoritetet.
Mësohet se 55-vjeçari akuzohet për prodhim pijesh në mënyrë të paligjshme dhe fshehje të të ardhurave.
Por kush është Xhavit Kasemi?
Kasemi, pronar i firmës “Briland” nuk është një emër i panjohur për policinë e Shkodrës. Ai është hetuar që në vitin 2013 për fshehje të të ardhurave dhe prodhim të pijeve në mënyrë ta paligjshme.
Por për këto vepra penale biznesmeni nga Shkodra fitoi pafajësinë në dy shkallë të gjyqësorit.
Ai iu rikthye ‘punës’ së tij derisa katër vite më vonë u kap me kamera të fshehtë duke shitur dhe reklamuar prodhime false si të importuara nga Italia.
Pamjet u publikuan nga emisioni “Stop”.
Pas këtyre pamjeve, policia ushtroi një kontroll në punishten e 55-vjeçarit dhe zbuloi kushtet skandaloze në të cilat mbahej vaji dhe shumë produkte të tjera. Autoritetet arrestuan biznesmenin dhe më pas i sekuestruan edhe punishten, të cilën ai e ka rihapur sërish pavarësisht këtij vendimi.
“Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur ‘arrest me burg’ në mungesë për këtë shtetas, si administrator i subjektit “Briland”.
Gjithashtu u vendos edhe sekuestrimi i pasurisë marramendëse që Kasemi zotëronte në Shkodër.
Pasuria e sekuestruar
Aktiviteti tregtar i subjektit “Briland”shpk, me administrator Xhavit Kasemi.
Pasuria e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër -Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura
Pasuri e paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër
4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:
* Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,
* Automjeti tip Ëolksvagen me targë SH6014E,
* Automjeti tip Ford me targë SH1642E,
* Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.
Kasemi u shpall në kërkim kurse punonjësit e AKU-së Shkodër u vunë në pranga si bashkëpunëtorë të biznesmenit. Ata u akuzuan që kishin lejuar shkodranin të prodhonte pije alkoolike false dhe të shiste produkte të dëmshme për shëndetin.
Në pranga ranë Syrri Caku, 70 vjeç, banues në Shkodër, Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër
Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi.
8 muaj pas shpalljes në kërkim u arrestua edhe vetë Kasemi, më 7 maj të vitit 2018.
/Tv Klan/