TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama bën lëvizjen e parë pas vendimit të Ilir Metës për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama ka mbledhur në mesnatë qeverinë në pamundësi për të mbledhur deputetët e PS.
Kjo për shkak se deputetët janë të shpërndarë në zonat e tyre elektorale, por deklaratat e Metës kanë prishur qetësinë e shefit të qeverisë.
Burimet sqarojnë se mbledhja ka nisur pak minuta më parë dhe në fokus është përgjigjia e qeverisë përballë vendimit të Metës.
Mbledhja e qeverisë vjen pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me arsyetimin se situata politike rrezikon të rëndohet për shkak të mos hyrjes së opozitës në proces.