AKTUALITET, 8 Qershor 2019, 23:51

Reagon sërish Rama: Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor

Reagon sërish Rama: Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor

Presidenti Ilir Meta vendosi sot të shfuqizojë Dekretin nr.10928, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin vendosur të realizoheshin më 30 qershor.

Ky vendim i Metës, i cili argumentoi se po e bënte një zgjedhje të tillë për të çtensionuar situatën aktuale politike, nuk është pritur mirë nga kryeministri Rama.

Pas komenteve të tij në Berat ku tha se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor pavarësisht kundërshtisë së Metës, të njëjtin qëndrim Rama e ka konfirmuar në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.

“ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR! Natën e mirë”, shkruan Rama në Facebook, duke e nënvizuar edhe njëherë vendimin e tij.