AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 11:11

Vidhte veshje, prangoset 17-vjeçari në Sarandë

Vidhte veshje, prangoset 17-vjeçari në Sarandë


Një 17-vjeçar është vënë në pranga pasi rezulton se vidhte materiale të ndryshme.

Mësohet 17-vjeçari me inicialet G.D., konkretisht ishte futur në dyqanin e shtetases F.H., duke vjedhur xhinse, bluza dhe shumë materiale të tjera.

Pronarja e dyqanit e ka raportuar ngjarjen një ditë më parë dhe sot është bërë arrestimi i adoleshentit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.D., 17 vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas më datë 08.06.2019, gjatë natës është futur në tregun industrial konkretisht në dyqanin e shtetases F.H dhe ka vjedhur një sërë materialesh, si; xhinse, bluza, atlete etj.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”.