AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 11:36

FOTO/ Shtyrja e zgjedhjeve lokale, 230 media të huaja jehonë vendimit të Metës


Vendimi i Presidentit Ilir Meta ditën e djeshme për shtyrjen e zgjedhjeve vendore, ka marrë jehonë në shumë media ndërkombëtare.

Janë më shumë se 230 media të huaja të cilat kanë shkruar për këtë vendim të Metës, duke e cilësuar si një vendim që kërkon shmangien e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.

“’New York Times’, ‘Washington Post’, ‘Abc’, ‘AP’, ‘Daily Mail, BBC’”, etj i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit Meta. Në artikujt e tyre, gazetat në fjalë shprehen ndër të tjera se, ky vendim se ka ardhur pas protestave të vazhdueshme të opozitës së bashkuar.

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi mbrëmjen e djeshme dekretin e datës së zgjedhjeve. Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentet shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.