AKTUALITET, 9 Qershor 2019, 09:03

I përmbyset makina në Gramsh, shoferi mbetet i bllokuar brenda saj



Një aksident pa pasoja të rënda ka ndodhur në qytetin e Gramshit.

Mësohet se një fuoristradë me targa SK 145 BA teksa drejtohej nga qytetari Riza Pëllumbi është rrokullisur dhe ka mbetur i përmbysur.

Automjeti po udhëtonte në fshatin Bregas dhe pas përmbysjes shoferi mbeti i bllokuar brenda në fuoristradë.