AKTUALITET, 4 Nëntor 2019, 11:48

VIDEO/ Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, prangosen dhjetë persona

VIDEO/ Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, prangosen


Shkatërrohet në Spanjë një grup kriminal i drejtuar nga shqiptarë, i akuzuar për transport klandestinesh, me destinacion Britaninë e Madhe.

Mediat vendase raportojnë se në pranga janë vënë dhjetë shtetas shqiptarë, por nuk bëhen të ditur emrat e tyre.

Sipas hetimeve të para mësohet se grupi kriminal përdorte për kalim disa nga portet në Spanjë, përfshirë Bilbaon, Santander, Valencia dhe Castellón.