AKTUALITET, 4 Nëntor 2019, 10:17

VIDEO/ Përmbytet nënkalimi në Fushë Mamurras

VIDEO/ Përmbytet nënkalimi në Fushë Mamurras


Reshjet e mëngjesit të sotëm kanë krijuar probleme pranë nënkalimit të autostradës në Fushë Mamurras.

Një rast i përsëritur pikërisht të ky nënkalim, nga bllokimi i zgarave të kullimit. Mungesa e punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve sjell probleme në qarkullimin e automjeteve.

Disa nga mjetet kanë ndryshuar drejtim, ndërsa një pjesë tjetër kanë kaluar me vështirësi.

Reshjet në Kurbin kanë sjellë përmbytje të mëdha, ndaj një rrezik shfaqet dhe sot nëse vijojnë me intensitet më të lartë.