TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm Edi Rama nuk ndodhet në Kuvend për t’ju përgjigjur interpelancës për të miturin Alvin Berisha.
Në vend të tij, deputetëve të opozitës që kërkuan interpelancën do t’u përgjigjet ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Për këtë ndryshim, deputetët janë vënë në dijeni vetëm mëngjesin e sotëm.
Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.
Me të u takua vetëm njëherë, më 25 shtator të këtij, ku shkoi në Siri. Pas kësaj dite ai nuk di më gjë për të birin.
Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi.