TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa të rinj shqiptar, emigrantë në Belgjikë kanë treguar përmes një mesazhi për “JOQ” se nuk është aspak për turp që të dalin në rrugë me rroba pune pasi sipas tyre më e rëndësishme është paga që ata marrin, rreth 2800 euro në muaj.
Por vënë në pah gjithashtu edhe vështirësitë e punës, teksa thonë, “ja si punojmë ne”.
Krahas fotos që djemtë shqiptarë rreth 22 -24 vjeç shfaqen në ambientet e punës shkruajnë: Pershendetje Joq! Ja si punojme ne belgjike dhe jemi djem te rinj 22 -24 vjec me rroba pune dalim ne rruge dhe nuk eshte per ulje fare sepse ne fund te muajt marrim 2800€ flm ne qofte se e postoni ju pershendes.
Këtij mesazhi i është përgjigjur një tjetër shqiptar që punon në Angli, i cili tregon se është 24 vjeç dhe punon gjatë ditëve me shi të dimrit si ‘delivery’.
Ai iu thotë djemve që punojnë në Belgjikë që të mos ankohen pasi sipas tij të gjithë punojnë.
Krahas fotos me veshjen e punës, 24-vjeçari nga Anglia shkruan: Prsh Joq! Dua ti them cunave nga Belgjika dhe ti pershendes mos te ankohen per moshen se 24 vjec jam dhe une, punoj delivery mes te shiut dhe dimrit… Respekte nga Anglia.
