TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Po kush është ky person që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe histori e ngjarjes.
Ai është vrasësi i vëllait të ish-Kryetarit të Partisë Socialiste në Sarande.
Kudret Shametaj, 55-vjeç, akuzohet se në vitin 1997 në Manastir të Sarandës, ka vrarë të riun Andon Merkuri, vëllai i ish-Kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Merkuri. Shametaj është dënuar me 18 vjet burg për vrasje. Shametaj dhe Merkuri u konfliktuan për një gomë automjeti dhe Shametaj qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj të riut.
Shametaj ka lindur ne Kuç të Vlorës, ishte një nga më të kërkuarit nga policia e Sarandës.
Njoftimi i plotë për ekstradimin:
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja" dhe "Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.
