TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Njihet për popullaritetin, po aq edhe për hilaritetin që shkakton me reagimet e tij.
Tërmet Peçi, i mandatuari për herë të tretë në krye të bashkisë së Tepelenës, e ka nisur me këmbën e gabuar rrugën pas votëbesimit të 30 qershorit.
Në një intervistë për RTSH Gjirokastra, “lakrorit i kanë dalë petët”… dhe Tërmetit bëmat.
Pasi tha se nuk do të mburret me investimet, ai ka vijuar duke thënë se nuk do të “pushojë së reshturi” për të kërkuar investime.
“Në lidhje me investimet, do e mbyllja se unë s’do pushoj kurrë së reshturi, pa aplikuar tek kryeministri e tek të gjitha instancat përkatëse. Kam kënaqësinë.”-thotë Peçi.
Nuk dihet pse Peçi ka humbur kthjelltësinë në këtë intervistë, por duket se tentativa për të imituar Ramën, edhe kësaj here e ka shpërqendruar nga fokusi.