TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për Mauro Ikardin. Sipas gazetës milaneze “Il Giornale”, kuqezinjtë janë duke menduar seriozisht për bombën e merkatos.
Interi po përpiqet ta heq qafe me çdo kusht argjentinasin, ndërkohë që destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë te kushërinjtë e Milanit.
Duke qenë se akordi me Korrean ka ngecur, drejtuesit e Milanit kanë bërë një sondazh për ish-kapitenin zikaltër. Transferimi i Ikardit te rivalët kuqezinj, nuk përbën problem për drejtuesit e Interit, të cilët nuk e shikojnë Milanin si rival për titullin.
I vetmi problem që duhet zgjidhur është mënyra e transferimit. 7 herë fituesit e Champions-it, nuk e kanë luksin të paguajnë 60 milionë euro për 26-vjeçarin, por mund të gjendet një formulë e përshtatshme.
Me shumë gjasa, bashkëshortja e Ikardit, Vanda Nara, do të ishte dakord, për transferimin e Ikardit te Milani, pasi do të vazhdonte jetën e saj në Milano, duke mos u shkëputur nga angazhimet e saj.
Në orët e ardhshme, priten zhvillime të reja, për sa i përket këtij lajmi të bujshëm.